Në emër të familjes së mrekullueshme të besimtarëve të Bashkësisë Calvary Chapel këtu në Prishtinë dëshirojme të të urojmë mirëseardhjen.
Lutja jonë është që ti ta njohësh dhe ndjesh personalisht dashurinë që Perëndia ka për ty e treguar nëpërmjet vdekjes së Krishtit në kryq, ku ai dha jetën e tij për të dhuruar shpëtimin nga mëkatet
Nëse nuk ke akoma një lidhje personale me Jezu Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin tënd, shpresojmë që të ndjesh sa më parë gëzimin dhe paqen që gjen vetëm duke e njohur Atë
Besojmë se Fjala e Perëndisë dhe adhurimi janë shumë të rëndësishëm, prandaj i kushtojmë shumë rëndësi mësimit kapitull për kapitull e varg për varg të tërë Ungjillit në menyrë që besimi ynë te Ai të forcohet dhe lidhja jonë me Të të rritet
Besojmë se adhurimi duhet të burojë nga zemra, të jetë i sinqertë e të sjellë frut, prandaj besojmë se dashuria e Tij në jetët tona është shprehja supreme që jemi adhuruesit e Tij.
Zoti të bekoftë!
Pastori Mark